Pages

    KUSH JEMI

    TOLIMO shpk është një shoqëri shqiptare e themeluar në vitin 1997. Ajo ushtron aktivitetin e saj në fushën e importimit dhe shpërndarjes së materialeve gjysëm të gatshme të industrisë së mobiljeve, aksesorëve të tyre, si dhe në fushën e prodhimit e të shpërndarjes së produkteve të industrisë së bojrave.

    TOLIMO shpk tregton vetëm podukte që mbajnë firmën “Made in Italia”, bashkëpunon me partnerë lider të kësaj fushe në Itali, sjell gjithnjë risi dhe zgjerim të gamës së produkteve të saj, ndihmon në gjetjen e zgjidhjeve dhe në përzgjedhjen e modeleve sipas tendencave të kohës për klientët e saj, duke u mbështetur fort në përvojën e saj dhe në atë italiane për sektorin e mobilerisë.

    Nga viti 2000, TOLIMO shpk prodhon bojra hidromate për mjedise të brendshme e fasada të jashtme, si dhe përdor sistemin kompjuterik të ngjyrave me markën e regjistruar “Italcolor”, në bazë të kontratës së Royality-s me shoqërinë italiane CP ITALIA spa, si dhe tregton e shpërndan një shumëllojshmëri bojrash të të gjitha llojeve të partnerëve të saj CP ITALIA e COLORIFICIO SAMMARINESE sa.

    TOLIMO shpk ka në përbërjen e saj një staf specialistësh dhe punonjësish të kualifikuar, zotëron mjetet e duhura për të kryer shpërndarjen e dorëzimin e mallit. Gjithashtu ushtron aktivitetin në një sipërfaqe prej rreth 2600 m², pronë e saj.